17.8 C
Skopje
Friday, September 20, 2024

Burrat ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre, regjistrohet një rast në Shkup dhe një tjetër në Tetovë

Dy raste të dhunës në familje janë paraqitur dje në polici. Në rastin e parë dje në orën 15:10 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare ka lajmëruar se në shtëpinë e saj në zonën e lagjes “Aerodrom” është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.P.I (50) nga Shkupi.

Në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 21 në rajonin e Tetovës, nëpunës policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin XH.B (46). Ai është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

MPB-ja informon se po ndërmerr masa për zbardhjen e rasteve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit