-Që BDI-ja është infiltruar në të gjitha institucionet, kjo është fakt i pamohueshëm, këtë e tha mes tjerash kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Euronews, përcjell TV21. Taravari tha se nuk është e shëndetshme për demokracinë që për 21 vjet një parti të mbetet në pushtet.
“Ne kemi thënë që BDI është një kohë të gjatë në pushtet, tash 21 vjet. Kjo nuk është mirë për demokracinë e shqiptarëve në Maqedoni, për demokracinë në përgjithësi, por edhe për BDI-në. Një parti që nuk shkon në opozitë, nuk është e shëndetshme për atë parti”, theksoi Taravari