15.8 C
Skopje
Friday, May 10, 2024

Bukuria e Strugës mbetet e panjohur për turistët e huaj, nuk promovohet as nga shteti as nga pushteti lokal

Edhe pse Struga ka shumë potencial si qytet turistik, ajo nuk ekziston në ofertat turistike për tregun e jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Kur bëhet fjalë për promovimin e turizmit në RMV ekspozohet vetëm Shkupi dhe Ohri, madje, kohëve të fundit pjesë e ofertës turistike është bërë edhe Berova dhe Krusheva. Operatorët turistik vlerësojnë se ky realitet është për të ardhur keq pasi Struga përbën produkt turistik në vete ndërsa nga OEMVP vlersojnë se Struga është lënë në harresë nga pushteti qendror dhe nuk mundet të ketë zhvillim pa realizimin e sukseshëm të projekteve infrastrukturore rrugore, shkruan Portalb.mk

Ndonëse turizmi përbën një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në Strugë shumë pak, për të mos thënë aspak, bëhet për ta zhvilluar këtë sektor. Operatorë turistik thonë se Struga është një nga qytetet që ka shumë potencial dhe ka çka ofron jo vetëm si peizazh panoramik, me liqen, lum e male për rreth por edhe me një histori dhe kultura diverse shumë të pasur. Infrastruktura e dobët për të arritur në këtë qytet, po dhe brenda qytetit, si dhe mungesa e promovimit janë dy elementet kryesore që mbajnë peng zhvillimin e turizmit në qytetin e Strugës.

Premtimet për investime serioze për zhvillimin e turizimit në Strugë nuk kanë munguar asnjëherë nga Komuna e Strugës, megjithatë koha ka treguar se premtimet e bëra zakonishtë gjatë fushatave zgjedhore kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Për shembull gjatë fushatës zgjedhore lokale në vitin 2017, në programin fitues zgjedhor të Ramis Merkos,  “Për komunën që duam” (faqe 22/23)  ndër tjera u premtua:

  • Ndërtimi i Sahat kullës
  • Renovimi i Hamamit të Strugës dhe përshtatjen e tij për galeri arti
  • Ndërtimi i Muzeut të Qytetit
  • Ndryzhimi i imazhit të qendrës së qytetit

Për disa nga këto premtime u publikua dhe projekt ideor megjithatë deri më sot nuk ka pasur asnjë hap konkret në realizimin e projekteve në fjalë.  Projekti ideor u publikua në fund të muajt maj të vitit 2021 nga mediat lokale. Po në vitin 2021 u prezantua dhe një projekt shumë i rëndësishëm që sipas kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, ky projekt do të jepte kontribut strategjik në zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rajonet ndërkufitare të bregut të Liqenit të Ohrit, Komunës së Strugës dhe Ohrit në RMV dhe Komunës së Pogradecit në Shqipëri. Projekti në fjalë nuk rezulton i realizuar deri në këto momente.

Ndërsa pak vite më parë, më 26 shkurt 2018, autoritet komunale në llogarinë zyrtare të Komunës së Strugës publikuan disa fotografi ideore të projekteve të cilët ata u zotuan se do i realizojnë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit