13.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

U promovua gjenerata e re e nëpunësve policorë të RMV-së

Përmes një ceremonie solemne në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, sot u promovua gjenerata e re e nëpunësve policorë të cilët përfunduan me sukses trajnimin njëvjeçar. Bëhet fjalë për 508 pjesëtarë të ri të policisë. Prej tyre, 416 janë burra dhe 92 gra, transmeton Portalb.mk.

Ministr i Brendshëm, Pançe Toshovski, duke ju dëshiruar sukses në punë policëve të ri, tha se uron që ata të jenë të palëkundur në përmbushjen e pakushtëzuar të detyrave dhe vlerave etike të vërtetuara në traditën dhe mbijetesën e popullit tonë.

“Në të vërtetë, ju duhet ta keni të qartë se qytetarët e presin pikërisht këtë nga ju, por edhe nga të gjithë ne. Jam posaçërisht i bindur se, policia maqedonase ka potencial, para së gjithash njerëzor, për ballafaqim të mëtejmë me të gjitha sfidat dhe kërcënimet në emër të vendosjes së plotë të standardeve bashkëkohore demokratike dhe profesionale të punës, për etablimin e policisë si shërbim i qytetarëve, si shtyllë e sundimit të së drejtës në Maqedoninë tonë”, porositi Toshkovski.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi në fjalimin e tij, i inkurajoi nëpunësit e ri policor që të jenë të ndershëm dhe të përkushtuar në zbatimin e detyrave të tyre ndaj qytetarëve.

“Profesionalisht të ballafaqoheni me sfidat e reja në punë dhe të jeni të gatshëm për përgjigjet  e pritura. Për profesionalizmin tuaj dhe dashurinë për profesionin, të dëshmojnë rezultatet nga puna juaj e përditshme në të gjitha fushat e sigurisë. Ju bëheni pjesë e një dikasteri që punon ekskluzivisht dhe vetëm në shërbim të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë tjetër! Për nëpunësin policor, çdo qytetar është po aq i rëndësishëm, pavarësisht nga përcaktimet, bindjet personale, apo çfarëdo dallim tjetër”, tha Xhaferi.

Në ceremoni u ndanë pllakata për 16 ekipet më të mira të kësaj gjenerate, ndërsa më i miri i gjeneratës 2023/2024 u shpall Andrei Todoroski, të cilit kryeministri i ndau me pllakë ceremoniale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit