Bujar Osmani u reagon Kasamit dhe Mexhitit: Tash krejt do rrimë rahat, sepse…

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj postimeve të liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët paraprakisht kishin publikuar mesazhin “Rrini rahat” në prag të protestës së studentëve, përcjell Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se tashmë “krejt do rrimë rahat”, pasi sipas tij “punën e kanë marrë në dorë studentët”.

“Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë”, ka shkruar Osmani./ Zyrtare.net

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit