Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në rrjetin social facebook ka shkruar se nesër studentët po protestojnë për të ardhmen e barabartë evropiane të vendit.
“Zeri i rinisë po ngritet për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti, për flamurin kombëtar të përdhosur nga shteti, për përfaqësimin shqiptar të sakatosur nga shteti, për ëndrrën europiane të ndaluar nga shteti, për vullnetin kombëtar të nëpërkëmbur nga shteti, ata po protestojnë për të ardhmën e barabartë dhe europiane!
Prandaj, zgjidhjet e juaja Karakamishiane NO PASSARAN!”, ka shkruar Ademi.





