MPB po i heton pretendimet për dhunë policore ndaj dy personave në Shkup

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur hetimet për të sqaruar pretendimet se dy persona janë sulmuar fizikisht nga zyrtarë policorë në Shkup, më 7 tetor 2026, ndërsa gjatë incidentit u është dëmtuar edhe automobili.

Sipas njoftimit të MPB-së, pas publikimeve në disa media lidhur me rastin, ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale që ta hetojë ngjarjen.

Departamenti po ndërmerr masa dhe aktivitete për të përcaktuar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të vërtetuar nëse ka përgjegjësi eventuale nga ana e zyrtarëve policorë të përfshirë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas konstatimit të gjendjes faktike do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjin, ndërsa opinioni do të informohet me kohë për zhvillimet e mëtejshme./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit