12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

BDI kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kryqin në Kodrën e Diellit

Vendosja e një Kryqi të madh në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit ka nxitur reagime të shunta në opinionin publik.Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim Liridon Disha njofton se kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Ne, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot kërkuam seancë të jashtëzakonshme me prezencë të Kryetarit të Komunës për sqarimin e opinionit për vendosjen e Kryqit në “Kodrën e Diellit” është shprehur Disha .

Ndryshe Borosav Bozhinovski, anëtar i Bordit kishtar “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” , ka thënë se kryqi është i vendosur në pronë të Kompleksit të Manastirit “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” dhe është bërë me mjete të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). I pyetur për lejen e ndërtimit, ai ka thënë se nuk ka leje.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit