Bastisje në Koçan, gjendet drogë dhe para, arrestohet një person

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është njoftuar se dje në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria K.A. (37) nga Koçani.

“Më 24.04.2026 në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria K.A.(37) nga Koçani. Gjatë bastisjeve, me urdhër paraprak të gjykatës, në vendqëndrimin e K.A., si dhe në objektin e tij afarist në Koçan, janë gjetur materie e ngurtë, materie pluhurore e bardhë, dy peshore digjitale, marihuanë dhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal”, njoftuan nga MPB./Alsat.mk.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit