Bashkohen rinia e Orizares dhe Sllupçanit: Ndërtojnë parkun atraktiv për fëmijë te “Pishat”

LIKOVË, 24 Maj – Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe vullnetarizmit është regjistruar sot në Komunën e Likovës. Rinia e dy vendbanimeve, Orizares dhe Sllupçanit, janë bërë bashkë për të realizuar një projekt të rëndësishëm për më të vegjlit – ndërtimin e një parku atraktiv për fëmijë në vendin e njohur si “Pishat”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i cili ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë iniciativë qytetare që dëshmon përkushtimin e rinisë ndaj vendlindjes.

 

“Sot, rinia e Orizares dhe Sllupçanit u bashkuan për të ndërtuar parkun atraktiv për fëmijë te Pishat. Me punë, vullnet dhe dashuri për vendin tonë, ata treguan se kur ka unitet dhe përkushtim, çdo gjë bëhet e mundur,” ka thënë Arifi, duke shtuar se ndihet jashtëzakonisht krenar me rininë e kësaj komune. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit