2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Asnjë gjurmë nga 14 vjeçarja. Policia i mban nën arrest 5 personat e dyshuar

Policia vazhdon t’i mbaj nën arrest 5 personat e dyshuar për zhdukjen e 14 vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska.

Dikasteri i brendshëm vlerëson se për momentin nuk duhet ndarë informacione mbi masat e ndërmarra operative dhe njëkohësisht kujton se për zbardhjen e rastit po punohet më mënyrë intensive, shkruan Alsat.

Mediat kanë raportuar se është duke u ekzaminuar veturën e sekuestruar për të kërkuar provat e mundshme që mund të forcojnë dhe vërtetojnë dyshimet për zhdukjen e Vanja Gjorçevskas.

Deri tani ajo që dihet është se 14 vjeçarja u zhduk të hënën e kësaj jave gjatë rrugës për në shkollë. Së fundi sipas burimeve nga grupi hetimor ajo është parë përmes kamerave të sigurisë në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup, ndërsa sinjali i fundi në telefonin e saj celular është detektuar në afërsi të Sallës Universale. Prej atij momenti nuk ka gjurmë, ndërsa policia ka kontrolluar të gjitha hapësirat e mundshme mbi pistat e dyshimit: e zhdukur, e kidnapuar, e vrarë ose e vetëvrarë.

Autoritetet vendase kanë njoftuar institucionet ndërkombëtarë për rastin e 14 vjeçares, ndërsa Interpol ka publikuar fotografinë e saj me nënvizimin e verdh që nënkupton kërkesa e ndihmës ndërkombëtare për gjetjen e një personi të zhdukur.

Sipas deklarimeve para policisë, familjarët e Vanja Gjorçevskas kanë deklaruar se nuk kanë pasur probleme të cilat mund ta kenë çuar një palë tjetër në hakmarrje, ndërsa 14 vjeçarja nuk ka shfaqur shenja të ndryshimit emocional apo shqetësimit për shkak të raporteve familjare apo të shoqërisë në shkollë dhe jo vetëm.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit