Dje, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarët policorë të SPB Shtip arrestuan T.A. (39) nga Shtipi, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Më herët, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte raportuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për ta kaluar provimin, të cilin ai do ta riprovonte më 29.06.2026.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, policia i dorëzoi studentit tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të përpunuara paraprakisht për qëllime kriminalistike.
Zyrtarët policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi ajo i mori paratë. Ajo është ndaluar në stacionin policor, paratë janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të paraqitet kallëzim përkatës penal.





