Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Advertisement

Atdhe Thaçi është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë kundër mosvotimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas arrestimit, Thaçi është deklaruar për media, duke e cilësuar rastin si padrejtësi.

Jam nip i Thaçit, padrejtësi e madhe!”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar se zyrtari policor që e ka arrestuar është shoku i tij, ndërsa ka thënë se bëhet fjalë për një person që, sipas tij, është veteran i UÇK-së.

“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se është ndaluar nga një ish-veteran i UÇK-së, pa ia bërë të ditur emrin.

Atdhe Thaçi është djali i Gani Thaçit, vëllait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë./Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit