Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar në Beograd nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane”.
Sipas dyshimeve të hetuesve, fondet publike janë shpërndarë për disa klube sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi, pa ekzistuar arsye të ligjshme për këto financime.
Në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me çështjen.








