Sipas të dhënave të këtyre hulumtimeve, mbështetja për VMRO-DPMNE-në sillet rreth 24–25 për qind, ndërsa LSDM-ja renditet me 8–9 për qind.
Sa i përket partive të tjera, Levica ka mbështetje prej 5–6 për qind, BDI-ja 7,5–8 për qind, VLEN-i 6,5–7 për qind, ndërsa ZNAM-i rreth 2–2,5 për qind.
Në anën tjetër, të dhënat për vlerësimin e punës së Qeverisë tregojnë se 48 për qind e të anketuarve kanë një qëndrim pozitiv ose deri diku pozitiv, ndërsa 46,6 për qind shprehen me vlerësim negativ.
Anketat evidentojnë gjithashtu edhe prioritetet kryesore ku qytetarët presin angazhim më të madh nga Qeveria.
Rreth 33,1 për qind e të anketuarve konsiderojnë se fokusi kryesor duhet të jetë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa 27,4 për qind kërkojnë rritjen e standardit jetësor dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.
Informacionet e anketës prezantuan gjat brifingut me gazetarët nga lideri i VMRO—DPMNE-së, Hristijan Mickoski./Ora24.tv








