Filipçe sqaron vendimin e Qeverisë së LSDM-së për Alta Bankën

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se gjatë seancës së sotme mbikëqyrëse në Kuvend ka bërë deklarata të pavërteta lidhur me përfshirjen e Alta Bankës së Serbisë në marrëdhënie biznesi me institucionet shtetërore.

Filipçe tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja nuk kishte dhënë pëlqimin për shitjen e aksioneve që i posedonte Ministria e Financave, duke theksuar se në këtë mënyrë kishte mbrojtur interesat shtetërore.

Sipas tij, Davоr Macura nuk kishte marrë miratimin e Qeverisë së atëhershme për blerjen e këtyre aksioneve, por kishte siguruar pëlqimin nga Bosnja dhe Hercegovina, përmes së cilës kishte fituar mbi 90 për qind të aksioneve në Alta Bankën e Beogradit.

Filipçe sqaroi se më 24 tetor 2023, Qeveria e atëhershme kishte miratuar një konkluzion për angazhimin e Avokaturës Shtetërore, me qëllim që të komunikonte me institucionet serbe dhe të mbronte interesat e Maqedonisë së Veriut.

Ai hodhi poshtë pretendimet e Mickoskit se ky konkluzion nënkuptonte vendim për vendosjen e marrëdhënieve afariste me Alta Bankën, duke insistuar se qëllimi i tij kishte qenë pikërisht mbrojtja e interesit shtetëror.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit