Arrestohet Dritan Goxhaj, protestuesit nisen para policisë

Advertisement

Policia e Shqipërisë ka arrestuar Dritan Goxhaj dhe disa të tjerë derisa situata është tensionuar mesditën e së martës para Parlamentit.

Automjeti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit.

Siç ka raportuar Euro News, protestuesit kanë goditur me vezë veturat e zyrtarëve para Parlamentit të Shqipërisë, e në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Dritan Goxha.

Ndryshe, Goxhaj njihet si person kontravers si dhe, disa herë është deklaruar pro Iranit dhe Hezbollahut, një organizatë terroriste që vepron në Liban.

Por, pas këtij zhvillimi, një grup protestuesish u nisën drejt Drejtorisë së Policisë, ku kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur vazhdimisht “Turp, turp” dhe “Lironi protestuesit”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit