Arrestohet 48-vjeçari nga Tetova, dyshohet se publikoi video intime dhe shantazhoi ish-partneren për para

Advertisement

Një 48-vjeçar nga fshati Sedllarcë e Poshtme është arrestuar nga policia e Tetovës, nën dyshimet për shpërndarje të paautorizuar të materialeve intime dhe shantazh ndaj ish-partneres së tij.

Sipas SPB Tetovë, një grua nga Tetova ka denoncuar se Z.Gj. dhe një person tjetër kanë publikuar fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite, të realizuara gjatë kohës kur ishin në lidhje. Ajo ka deklaruar gjithashtu se gjatë dy viteve të fundit i dyshuari i kishte kërkuar para që të mos i publikonte materialet.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim penal.TS

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit