Arrestohet 35-vjeçari në Tetovë, e sulmoi fqinjin 64-vjeçar

Advertisement

Të hënën në orën 17:50, policia e Tetovës ka arrestuar personin A.D. (35) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit se rreth orës 15:00 para një shtëpie në Tetovë, pas një përplasjeje verbale rreth parkimit të një kamioni me material ndërtimor, ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij R.I. (64) nga Tetova.

A.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit