2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

“Arka e ndjenjave” e poetes Sadije Aliti u përurua në Edicionin e 75-të të Panairit të Librit në Frankfurt

Poetja tetovare Sadije Aliti përuroi librin “Arka e ndjenjave”  Edicionin e 75-të të Panairit të Librit në Frankfurt, që është panairi më i madh i librit në botë.Në këtë ngjarje madhështore, mori pjesë edhe poetja nga Tetova Sadije Aliti, e cila të shtunën në këtë panair të madh të librit përuroi librin e saj më të ri “Arka e ndjenjave” e botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë në vitin 2023.

Vlerësimin për librin e lexoi Gonxhe Letme-Begisholli, aktivitetin e moderoi Sevemen Fetiqi,

Pas promovimit të librit, Sadije Aliti për Klan Maqedoni, deklaroi:” Është një nder i veçantë për poezinë time, ftesa e bërë nga Shoqata e botuesve të Kosovës dhe Shtëpisë Botuese Buzuku për pjesëmarrje dhe përurim të librit në Panairin e librit më të madh në botë, në Frankfurt. Kishte një prani të madhe të mërgatës shqiptare dhe studentët që studiojnë në Gjermani. Ishte një aktivitet jashtë zakonisht i mirë organizuar dhe i bukur.

Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh tregtar në botë për librat, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara. Konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i librit në botë./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit