10.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

14-vjeçari nga Etiopia shpik sapunin kundër kancerit të lëkurës

Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.

Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.

“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai. Por si e krijoi sapunin?

“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.

Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.

Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025./tvklan.al

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit