Apel për mërgimtarët: Kujdes me postimet online gjatë kalimit në Serbi

Advertisement

Beograd, 28 qershor – Avokati kosovar Arianit Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë transit ose qëndrojnë në Serbi të tregojnë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet.

Sipas tij, postimet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që interpretohen si nxitje e urrejtjes mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të kenë pasoja ligjore.

Koci thekson se, në varësi të rrethanave konkrete dhe legjislacionit në fuqi në Serbi, udhëtarët mund të ndalohen për intervistim dhe, nëse autoritetet vlerësojnë se ekziston bazë ligjore, mund të përballen edhe me procedura penale ose për kundërvajtje.

Apeli vjen në kohën kur shumë qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po udhëtojnë drejt vendeve të rajonit dhe Evropës për pushimet verore, duke i ftuar ata të informohen paraprakisht për rregullat dhe ligjet e shtetit nëpër të cilin kalojnë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit