Duhet të miratohet një zgjidhje ligjore sistematike për pagat në institucione në nivel të të gjithë vendit. Nëse shkojmë të zgjidhim rast pas rasti, do të humbim kohë dhe energji dhe në fund nuk do të arrihet përsëri sinkronizimi i nevojshëm, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me protestat e administratës në gjykata dhe prokurori.
Sipas tij, tashmë është bërë shtrembërim i sistemit, duke pasur parasysh së në institucione të ndryshme me profil i njëjtë i stafit ka paga të ndryshme. Si për shembull, ai ka treguar se “është një Ministri, në të cilën pagat janë 30 për qind më të larta se ato në ministritë e tjera”.
Ministra e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), njoftoi Aliu, ka përgatitur draft-versionin e ligjit, i cili tashmë është dërguar te Grupi punues dhe javën e ardhshme do të analizohen të gjitha zgjidhjet e mundshme për pagat.
“Duhet të punojmë në ligjin e pagave dhe të kemi një zgjidhje sistematike për krijimin dhe përcaktimin e pagave. Kështu është deformuar sistemi dhe tashmë është bërë shtrembërim. E shihni që në institucione të ndryshme i njëjti profil personeli ka paga të ndryshme, madje shkon deri aty sa të kemi një ministri në të cilën pagat janë 30 për qind më të larta se ato në ministritë e tjera. Pra, në vendin tonë tashmë është krijuar deformimi i pagave. Unë jam anëtar i Grupit të punës. Unë insistoj që të shkojmë për një ligj pagash në të cilin do të ketë korniza dhe pastaj do ta dimë, pra do të kemi një pasqyrë të qartë për të gjitha institucionet. Nëse shkojmë kështu, duke zgjidhur rast pas rasti, do të humbim shumë energji dhe kohë, dhe nga ana tjetër, përsëri në fund, nuk do të sinkronizohemi si vend. Këtë javë dhe javën e ardhshme do të analizojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme për pagat, por vlerësoj, nëse më pyesni mua personalisht, që duhet të kemi një zgjidhje në nivel shtetëror që të jemi të gjithë të kënaqur me sa është paga jonë, si dhe me faktin që ajo pagë nuk është e ndryshme në të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme”, theksoi ministri.