Albrim Hoxha: Struga po përjeton një ritëm të ri zhvillimi, mbi 10 milionë euro për projekte që po e ndryshojnë qytetin

Advertisement

 

Struga po përjeton një ritëm të ri investimesh dhe zhvillimi, ndërsa mbi 10 milionë euro janë ndarë për projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kështu ka deklaruar Albrim Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë, kanë inspektuar punimet në “Rrugën e Ndryshimit”.

Sipas Hoxhës, nga kjo shumë, rreth 5 milionë euro janë siguruar vetëm përmes Ministrisë së Transportit.

“Struga e meriton këtë ritëm zhvillimi”, ka shkruar Hoxha, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror po sjell rezultate konkrete.

Ai ka përgëzuar kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, për angazhimin dhe këmbënguljen, duke theksuar se kur institucionet punojnë në të njëjtin drejtim, përfituesit kryesorë janë qytetarët.

“Sepse Struga fiton kur institucionet punojnë në të njëjtin drejtim”, ka përfunduar Hoxha.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit