Një aksident trafiku ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Lëbushë të Deçanit, ku është përfshirë një veturë e KFOR-it.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se vetura ka devijuar nga rruga, por se nuk ka të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Lebushë të Deçanit. Ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë parë se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, një veturë tjetër e KFOR-it u aksidentua ditë më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku si pasojë humbi jetën një ushtar i kontingjentit italian.
Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with Search
Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not
seeing very good success. If you know of any please share.
Cheers! You can read similar art here: Warm blankets