7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Akademikët maqedonas në panik: Idetë e Taravarit janë të papranueshme

Pas deklaratës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari se nëse nuk kalohen ndryshimet kushtetuese do të hapen temat legjitime për riorganizim të brendshëm të shtetit, akademikët maqedonas filluan ta kundërshtojnë duke thënë se kjo çon në federalizim të shtetit dhe se hapen çështje të ndjeshme të vitit 2001.

Për analistin politik, Sotir Kostov deklaratat e kryetarit të Alaencës për Shqiptarët, Arben Taravari me propozimet e tij për parlament dydhomësh dhe riorganizimit të brendshëm janë propozime të papranueshme ku “prishet” marrëveshja e Ohrit, dhe shndërrohet në Marrëveshje të Ohrit 2.

“Taravari i aktivizon çështjet e vitit 2001 dhe e gjitha kjo tregon se nuk kanë fund kërkesat e politikanëve shqiptarë të Maqedonisë. Ideja e Taravarit për parlament dy dhomësh është e papranueshme dhe rënon karakterin unitar të Maqedonisë”, deklaron analisti politik Sotir Kostov.

Edhe Katica Qulavkova thotë kërkesat e bullgarëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe kërkesat e shqiptarëve janë të linjë të njëjtë.

“Ndryshimet në kushtetutën e Maqedonisë nuk duhet të bëhen vetëm për shkak të kërkesave bullgare dhe ambicieve shqiptare për federalizimin e Maqedonisë. Vetë hapja e Kushtetutës për të përfshirë bullgarët në preambulë do të thotë një mundësi e hapur për të gjitha idetë dhe kërkesat që artikulohen gjithnjë e më shumë në opinion nga përfaqësuesit e bllokut politik shqiptar. Këtë e kanë treguar të gjitha hapjet e mëparshme të Kushtetutës, me vendosjen e balanserit dhe shumicës së Badenterit si kriter për një lloj përfaqësimi të drejtë etnik dhe kemi arritur në një disbalans të panatyrshëm, i cili praktikisht çon në aparteid”, Qullakova.

Ndërkaq sipas profesorit universitar, Savlo Klimovski, propozimi i Taravarit për parlament dy dhomësh është i papranueshëm.

“Parlamenti dydhomësh, si një ide e hedhur nga Taravari, në fakt është hapi i parë drejt federalizimit dhe është i papranueshëm sipas shumë elementeve të realitetit në Maqedoni, por edhe sipas Marrëveshjes së Ohrit, të cilës i referohen politikanët shqiptarë kur u përshtatet. Pra, sipas asaj marrëveshjeje, Maqedonia është shtet unitar dhe nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike”, potencon Klimovski.

Analiza e plotë në “Nova Makedonija” : https://novamakedonija.com.mk/makedonija/politika/shto-sodrzhi-pandorinata-kutija-na-taravari/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit