Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.
Sipas njoftimit të Ahmetit, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti.
Takimi u zhvillua në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa dy liderët diskutuan edhe për bashkëpunimin dhe koordinimin rreth çështjeve me interes të përbashkët.






