8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Ahmeti: Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar sepse po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sonte takimet me qytetarët. Nga Kërçova, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, i ka kërkuar kryeministrit Hritijan Mickoski, që t’i bëj pyetje faktorit ndërkombëtar përse ata janë të shqetësuar.
“Po e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: ‘Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?’. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lexues dhe garantues të atij dokumenti sepse kanë hedhur firmën në emër të Amerikës”, ka deklaruar Ahmeti nga Kërçova.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit