Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” nga sot ka kapacitet të rritur, kushte më të mira për udhëtarët dhe stafin, si dhe një pamje të re, përcjell TV21. Në Ditën e Pavarësisë – 8 Shtator, është vënë në përdorim ndërtesa e rikonstruktuar e terminalit, hapësirat e së cilës janë pajisur dhe rregulluar në mënyrë moderne, ndërsa janë dekoruar me replika të mozaikëve dhe afreskeve nga trashëgimia e pasur kulturore e Ohrit.
Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, në Aeroportin e Ohrit është modernizuar terminali i udhëtarëve, është rritur numri i sporteleve dhe është zgjeruar hapësira për check-in, janë përmirësuar zonat për kontrollin e sigurisë dhe bagazhin e dorës, është riorganizuar parkingu, si dhe janë instaluar pajisje dhe teknologji moderne për shërbim më të sigurt dhe më efikas të udhëtarëve.






