Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Advertisement

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas sulmeve verbale ndaj një familjeje dëshmori, një familjeje veterani, një profesori dhe hoxhe, si dhe një qytetari të moshuar.

Azizi ka dënuar gjuhën e rëndë dhe sulmet, duke kërkuar nga organizatorët që të distancohen nga këto veprime dhe t’i kërkojnë falje familjes së prekur.

“UÇK-ja dhe vlerat e saj nuk mund të përdoren si mburojë për të fyer, denigruar apo sulmuar qytetarët”, thekson Azizi.

Ai ka nënvizuar se respekti ndaj familjeve të dëshmorëve, veteranëve, profesorëve, hoxhallarëve, të moshuarve dhe çdo qytetari duhet të jetë mbi çdo interes politik.

Në fund të reagimit, deputeti i VLEN-it shprehet: “Respekte për maturinë, Prof. Fahrush!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit