Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Advertisement

Futbollisti i ri nga Saraji i Shkupit, Admir Ljatifi, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë profesionale me klubin kroat NK Osijek deri në vitin 2029.

Latifi, i cili është zhvilluar në disa klube vendore, tashmë ka arritur të bëjë hapin drejt futbollit profesionist në Kroaci, duke fituar besimin e drejtuesve të klubit.

NK Osijek ka njoftuar se Admir Latifi, Luka Posavec dhe Luka Kolar kanë firmosur kontrata profesionale deri në vitin 2029.

“Tre lojtarët e rinj, të rritur në klubin tonë, me talentin, punën dhe përkushtimin e tyre kanë merituar besimin dhe kanë bërë një hap të rëndësishëm në karrierat e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për Latifin, ky është një tjetër kapitull i rëndësishëm pas paraqitjeve dhe përvojës së tij në disa klube në vend, ndërsa tashmë karrierën do ta vazhdojë në një nivel më të lartë, në futbollin kroat./ZYRTARE.NET/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit