Droni rus godet anijen turke në Danub, raportohet për viktima dhe të plagosur

Advertisement

Një dron rus ka goditur një anije mallrash në pronësi turke në një kanal të Deltës së Danubit në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Anija, M/V Mariam M, ishte nisur nga Latakia e Sirisë dhe po lundronte drejt Galaçit në Rumani.

Sipas burimeve ukrainase, nga sulmi ka humbur jetën kapiteni i anijes, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit janë plagosur. Ndërkohë, burimet turke raportojnë një bilanc më të rëndë, duke bërë të ditur se kanë humbur jetën kapiteni dhe piloti i portit, ndërsa 13 persona janë plagosur.

Si pasojë e goditjes, ura e komandimit të anijes është përfshirë plotësisht nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe pjesën e akomodimit.

Sulmi ka ndodhur në një zonë strategjike të Deltës së Danubit, pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë, ku edhe më herët gjatë luftës janë regjistruar incidente që kanë rrezikuar trafikun detar dhe infrastrukturën portuale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit