10.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Abdixhiku i bindur: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë bartëse e ekzekutivit të ri në vend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se është i bindur në forcën organizative që ka partia e tij.

Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.

“Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se është shumë i lumtur për pozicionin që ka partia e tij.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit