12.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

7 marsi/ Mësimdhënësit në vend vlerësojnë se kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera

7 marsi – Dita e Mësuesit, edhe këtë vit i gjen mësimdhënësit jo shumë të kënaqur kur bëhet fjalë për statusin e tyre dhe vlerësimin që u bëhet, shkruan Alsat.

Pavarësisht sakrificës dhe sfidave që përballen, mësimdhënësit vlerësojnë se kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera.

Madje, sipas mësuesve pagat e ulëta dhe humbja e respektit ndaj këtij profesioni të shenjtë ka bërë që shumë të rinj të mos shprehin interesim për tu mësues në të ardhmen.

“Po e them me keqardhje ky profesion kaq human është me pagat më të ulëta. Kemi deficit të shumë profesioneve. Asnjë nxënës deri më tani nuk e kam dëgjuar të thotë se do të studioj matematikën se e di se duhet të lodhet mjaft, të shpenzon mund dhe në fund do të përfundon në një shkollë me pagën tonë që e kemi. Unë shpresoj se do të ndryshoj pak sistemi jonë dhe jo gjithçka është paga, është pak edhe humanizmi dhe dëshira për të punuar. Unë me shumë dëshirë e bëj këtë gjë”, tha Teuta Haskaj Vojnika, mësimdhënëse./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit