Më 23.10.2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në 16:00, në territorin e gjithë shtetit, Sektori për Punë të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar kontroll aksionar me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.
Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 825 kundërvajtje, prej të cilave 398 për tejkalim të shpejtësisë në vendbanime, ndërsa 427 jashtë vendbanimeve.
Gjithashtu, janë evidentuar dy raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, si dhe 89 kundërvajtje të tjera.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.
MPB-ja njofton se do të vazhdojë me kontrollet e trafikut dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, duke theksuar se çdo jetë është e rëndësishme.








