OSBE vlerëson Prokurorinë për transparencën dhe trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Advertisement

OSBE-ja ka vlerësuar pozitivisht transparencën dhe praktikat e Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar përmirësimet në komunikimin me publikun dhe prezantimin e provave në gjykatë.

Vlerësimet u prezantuan në konferencën rajonale të OSBE-së në Budva të Malit të Zi, ku u publikua raporti për monitorimin e proceseve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit, Prokuroria ka shënuar përparim në transparencë, përmes komunikatave, përmbledhjeve të rasteve dhe brifingjeve për çështjet me interes publik. Gjithashtu, janë vlerësuar strategjia e komunikimit dhe përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së aktakuzave dhe efikasitetit të prokurorëve.

Megjithatë, OSBE-ja ka theksuar se mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare mbetet një sfidë për rritjen e efikasitetit të institucionit.

Në kuadër të projektit, në Maqedoninë e Veriut janë monitoruar 72 raste gjyqësore, prej të cilave 16 për krim të organizuar dhe 56 për korrupsion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit