14.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Ministri Perinski: Jam i fokusuar te posti sktual, por i njoh në detaje problemet e Qytetit të Shkupit

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në intervistën në TV SITEL, ka deklaruar se maksimalisht është i përkushtuar ndaj funksionit aktual, por i di të gjitha problemet për të cilat nuk funksionin Qyteti i Shkupit

“Sdomos tani kur fokusi im është tek çështja e ndryshimeve ligjore që po i hapim pas 20 vitesh nga zbatimi i Ligjit. Pse shpreha ambicie për karrigen e kryetarit të Qytetit? Sepse i njoh të gjitha problemet me të cilat përballet qyteti dhe ndërmarrjet publike dhe çdo ditë komunikoj me të gjithë ata që preken prej tyre.

Më besoni, pas tetorit, kushdo që të jetë kryetari i ri i komunës, do të përballet me shumë gjëra që atëherë do të dalin në sipërfaqe, të cilat tani nuk i shohim, por janë realitet. Kam thënë disa herë deri më tani: Qytetit i duhet një qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve, e cila do të zgjidhë tërësisht transportin publik, i cili është i lidhur me problemin e ndotjes, që varet si nga pushteti lokal, ashtu edhe nga ai qendror, dhe të dyja nivelet e qeverisjes duhet ta zgjidhin këtë çështje së bashku dhe paralelisht”, deklsroi ministri Perinski.

Ai shtoi se ka shumë plane dhe ide konkrete për zgjedhjen e problemeve në kryqytet.

“Kam shumë ide në kokë dhe kam përgatitur një model të plotë për riorganizimin e ndërmarrjeve publike, për rritjen e funksionalitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe për më shumë efikasitet dhe efektivitet në proceset e punës. Si të vendosë partia ime, ashtu do ta respektoj edhe unë atë vendim. Kushdo që të jetë kandidati i mundshëm i propozuar nga partia ime, jam i sigurt se ai do të jetë kryetari i ri i Qytetit të Shkupit. Të gjithë kolegët që kanë ambicie për postin e kryetarit të Qytetit, unë me të vërtetë i inkurajoj, madje edhe ata që nuk kanë menduar për këtë temë. Kështu do të prodhojmë cilësi; është mirë të kemi më shumë kandidatë të mundshëm, sepse është një proces i shëndetshëm. Sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më i mirë dhe më i përshtatshëm do të jetë kandidati që do të zgjedhim”, theksoi Perinski.

Ai shtoi se në asnjë rast nuk do të lejoj që emri dhe mbiemri i tij të përfshihen në ndonjë konflikt të brendshëm partiak dhe se nuk sheh asnjë nevojë për diçka të tillë dhe nuk do të lejoj të ndodhë./Ora24.tv

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit