Artan Grubi, i cili në të kaluarën kishte bërë thirrje për hetime dhe transparencë, tani është shndërruar në simbol të shmangies nga drejtësia shprehen kështu nga Vlen përcjell ora24.tv.
Kjo është një kontradiktë e pastër që ka shqetësuar jo vetëm opinionin publik, por edhe strukturat e drejtësisë.
Pavarësisht se ka zgjedhur të strehohet në Shqipëri, ky vend nuk është i përshtatshëm për ata që kanë shërbyer kundër interesave të shqiptarëve.
Artan Grubi ka bërë një gabim të rëndë historik, duke përfshirë edhe shërbimet që i ka bërë figura si Sasho Mijallkov, dhe tani po përballet me pasojat e një veprimtarie që ka dëmtuar rëndë popullin shqiptar.
Për më tepër, kthehu dhe përballu me drejtësinë, Artan! Shqipëria, vendi që duhet të ishte një strehë për shqiptarët, nuk mund të shërbejë si mburojë për të korruptuarit dhe ata që i shërbejnë qarqeve antishqiptare.
Vendi ka vlera të mëdha dhe duhet të ruhet nga ata që kanë abuzuar me besimin e popullit. Tani është koha që të marrësh përgjegjësitë e tua dhe të tregosh se nuk ke frikë të përballesh me drejtësinë./ora24.tv





