10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Mexhiti: Projekt i Ri për Qendër Sanitare Moderne në Rajonin e Pollogu

Sot, Ministria e Mjedisit Jetësor, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizituan deponinë e Rusinos, e cila shërben për 9 komuna të rajonit të Pollogut njofton Ora24.tv

Gjatë vizitës, u prezantua një projekt investiv i rëndësishëm që synon transformimin e deponisë në një Qendër Sanitare Moderne.

 

Ky projekt do të mbulojë nevojat e 184 vendbanimeve dhe 322 mijë banorëve të rajonit.

Pjesë e këtij projekti janë ndërtimi i një Stacioni të Transferimit në Tetovë, blerja e pajisjeve speciale dhe makinerive të reja, dhe implementimi i një sistemi monitorimi të avancuar për menaxhimin e mbetjeve.

 

Projekti, i cili financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SECO), do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e mbetjeve në rajon./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit