Së bashku me zëvendësministrin Gjoko Velkovski e prezantuam Buxhetin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka prezantuar buxhetin e saj për vitin 2025, me një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar njofton Ora24.tv
Buxheti për këtë vit arrin në 68.15 miliardë denarë, ndërsa një pjesë e madhe e fondeve do të përdoren për rritjen e pensioneve dhe mbështetje të fuqishme sociale.
Pensionistët do të përfitojnë rritje prej 2.500 denarë, ndërsa fëmijët, luftëtarët dhe të moshuarit do të përfitojnë mbështetje më të madhe. Po ashtu, janë alokuar fonde për investime kapitale në infrastrukturën sociale dhe për mbështetje të komunave./ora24.tv