9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Nga 1 janari, targat e regjistrimit me shenjën NMK janë të detyrueshme

Nga një janari i vitit 2025 të gjithë automjetet e vendit duhet të posedojnë mbishkrimin “NMK” në targat e tyre. Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se afati për ndërrimin e targave me të reja apo për vendosjen e një afishe NMK në to është 31 dhjetori i këtij viti.

GOCE ANDREVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË

“Kjo do të thotë që targat me katër numra që përmbajnë shenjën MK dhe targat me tre numra që nuk përmbajnë shenjën MK duhet të ndërrohen me targa të reja që përmbajnë markën kombëtare “NMK” ose të vendoset një ngjitëse”.

Ngjitëset “NMK” mund të sigurohen në të gjitha stacionet e kontrollit teknik./SHENJA.TV/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit