Mickoski: Zgjidhja e përfundimtare do të garantonte rrugën tonë drejt BE-së, por çështjet identitare nuk do të diskutohet

Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në një intervistë për MRT në Samitin e BE-së të dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, në lidhje me problemin me Bullgarinë, theksoi se diskutimi i tij në Samit ishte se është e nevojshme një zgjidhje që garanton që të kalojmë rrugën deri në fund, por negociatat për çështje identitare nuk vijnë në konsideratë, ndërsa marrëveshjet me fqinjët duhet të lexohen siç janë, pasi të dyja premtojnë mbështetje të pakushtëzuar për rrugën tonë drejt BE-së.

“Ky ishte dhe diskutimi im dje dhe sot se bashkëpunimi bilateral është kyç kur flasim për bashkëpunim ekonomik, turizëm, zhvillim të aftësive ‘know-how’, arsimi, dhe ky proces ka vlerë të shtuar. Por nëse bisedat dhe negociatat bilaterale lidhen me çështjet identitare, atëherë ky proces nuk mund të përfundojë me sukses, pasi është i lidhur me emocion,” theksoi kryeministri Mickoski.

Ai shtoi se çdo proces që lidhet me emocionin nuk mund të jetë një proces që do të bazohet në progres, cilësi të dorëzimit dhe rezultate.

“Për këtë arsye kërkova që çështjet bilaterale emocionale t’i lëmë mënjanë dhe t’i lexojmë saktë marrëveshjet. Nuk mund të aplikohet rregulli ‘Pacta sunt servanda’ për një marrëveshje dhe për tjetrën të mos vlejë. Ajo që është e përbashkët për to është se edhe një marrëveshje, edhe tjetra thonë se shtetet anëtare që janë palë të tjera, Greqia dhe Bullgaria, duhet të na mbështesin pa kushte. Asnjëherë, veçanërisht në Marrëveshjen për Fqinjësinë e Mirë, nuk ka asnjë pjesë që na detyron për ndryshime kushtetuese. Le t’i shohim gjërat siç janë, të përballemi me të vërtetën dhe të mos i shikojmë sipas interesave tona, duke treguar muskuj politikë dhe duke manipuluar situatën. Unë dua t’i shoh gjërat ashtu siç janë, dhe të dyja marrëveshjet premtonin mbështetje të pakushtëzuar nga fqinjët tanë për nformacionet e rëndësishme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit