Lëndimet nga fishekzjarret, një kërcënim për shëndetin: Ushtrim demonstrues në Shkup për rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike
Në sheshin “Maqedonia” të Shkupit, u zhvillua një ushtrim simulues i organizuar nga Byroja për Siguri Publike në MPB, ku u demonstruan rreziqet shëndetësore nga përdorimi i paligjshëm të mjeteve piroteknike njofton ora24.tv
Aktiviteti, që u ndoq edhe nga nxënësit e shkollave të mesme, paraqiti pasojat e mundshme të lëndimeve, duke përfshirë dëmtimet në ekstremitete dhe kokë. Drejtori i Byrosë, Aleksandar Janev, apeloi tek të rinjtë, duke theksuar se fishekzjarret nuk janë mjet argëtimi, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, dhe promovoi mesazhin “Stop fishekzjarreve – të rrezikshme dhe të dëmshme”./ora24.tv



