14.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Kryetari Ibrahimi dhe Ambasadori Ludva diskutojnë avancimin e eurointegrimeve dhe reformat në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka pritur sot në selinë qendrore të partisë ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva. Takimi i zhvilluar u përqendrua kryesisht në çështje të eurointegrimit dhe avancimit të proceseve demokratike në vend njofton ora24.tv

Kryetari Ibrahimi theksoi angazhimin e Alternativës për mbështetje të reformave që forcojnë sundimin e ligjit, luftojnë korrupsionin dhe përmirësojnë qeverisjen, duke i përshtatur ato me standardet evropiane. Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për mbështetje të vazhdueshme të Çekisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, ambasadori Ludva e vlerësoi angazhimin e Alternativës në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian dhe nënvizoi se ky proces kërkon reforma të thella dhe angazhim të vazhdueshëm. Ai siguroi se Çekia do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit