10.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Ministrja Janevska: Arsimi dual, udhëheqës për të përmbushur kërkesat e tregut të punës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka theksuar rëndësinë e arsimit dual gjatë vizitës së saj në kompaninë “Rontis” në Veles, ku është realizuar mbikëqyrja e implementimit të mësimit praktik në vendin e punës për nxënësit nga Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Kole Nedelkovski” njofton ora24.tv

Ajo theksoi se koncepti i arsimit dual është një hap i rëndësishëm për përgatitjen e kuadrove të kualifikuara për tregun e punës, duke ulur boshllëkun ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

Janevska njoftoi se më shumë se 550 nxënës po përfitojnë nga mësimi praktik këtë vit shkollor dhe 4000 të tjerë nga shkollat e mesme profesionale. Ministrja gjithashtu u shpreh se Ligji i ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim është në procedurë parlamentare dhe do të rregullojë më tej konceptin e arsimit dual. Ajo e vlerësoi bashkëpunimin me Ambasaden Zvicerane, Delegacionin e BE-së dhe sektorin privat, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdojë për të avancuar arsimin profesional dhe të përmirësojë mundësitë e punësimit për të rinjtë./ORa24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit