10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti kërkon 500 mijë vota për të forcuar pavarësinë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur ambiciet e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me një objektiv ambicioz për të fituar 500 mijë vota.

Me një fushatë të intenzifikuar në rrjete sociale nga figura të njohura brenda partisë, si ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë, Vetëvendosje ka bërë të ditur që ky numër votash do të shërbejë si një prag i domosdoshëm për të siguruar një qeverisje më të fortë dhe më të pavarur nga Lista Serbe dhe struktura të korruptuara që kanë udhëhequr deri tani.

Albulena Haxhiu, një nga figurat kryesore të partisë, ka theksuar se 500 mijë vota përfaqësojnë një shans për një transformim të vërtetë në Kosovë. Sipas saj, këto vota do të jenë një sinjal i qartë për të hedhur pas përvojat e keqja të qeverisjeve të kaluara dhe për të ecur përpara me reformat e nevojshme.

Po ashtu, Dejona Mihali, “komisarja” e partisë, ka bërë thirrje për mobilizim masiv duke shkruar: “Ftojmë 500 mijë zemra flakë të kuqe për të ecur para. 500k ❤ Lëvizja VETËVENDOSJE!”. Kjo thirrje spikat në një kohë kur Vetëvendosje dëshiron të forcojë mbështetje nga baza e saj dhe të arrijë qëllimin ambicioz.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit