19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Kurti refuzon të përgjigjet për ftesën e Prokurorisë: Do të shkoj në një koncert

Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar sërish të deklarohet në lidhje me ftesën për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, që ka marrë nga Prokuroria Speciale dhe mospërgjigjen ndaj saj.

Kurti është pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet Prokurorisë sipas afateve, mirëpo s’është përgjigjur.

“Do të shkoj në 7:30 në një koncert”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Lidhur me këtë avokati Besnik Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për të marrë ndonjë informacion zyrtar, por ende  nuk ka pranuar përgjigje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit