26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Policia konfiskon mbi 40 mijë mjete piroteknike në Bit Pazar

Në Bit Pazar të Shkupit, policia ka ndaluar dy persona, ndërsa janë gjetur mbi 40,000 copë piroteknikë, duhan dhe cigare pa banderola. Tek B.I. (47) nga fshati Studeniçan janë gjetur 11,604 mjete piroteknike, para, rreth 40 kilogramë duhan dhe një sasi e madhe cigaresh pa banderola. Tek S.N. (48) nga Shkupi janë gjetur 14,942 copë mjete piroteknike dhe para. Personat janë ndaluar dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396, paragrafi 7 i Kodit Penal. Gjithashtu, gjatë kontrollit të një tezge të improvizuar, janë gjetur rreth 14,000 mjete piroteknike./

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit