Kryeministri Hristijan Mickoski ka prezantuar invensimin e ri në vendin tonë, i cili vjen nga një kompani zvicerane e cila ka traditë pune mbi 100 vjeçare, Kjo kompani do të investojë në Maqedoni mbi 7 milionë euru dhe do të hapë mbi 200 vende të reja të punës.
“Marrëveshja për ndihmë shtetërore të cilën e nënshkruam sot, parashikon një investim prej të paktën 7 milionë euro në 5 vitet e ardhshme dhe të paktën 200 vende të reja pune. Sipas informacioneve të fundit të marra nga menaxhmenti i kompanisë, investimi do ta kalojë këtë shumë minimale për të cilën është e detyruar me kontratë.
Plani i investimit përfshin investime në blerjen e tokës, ndërtimin e plotë të impianteve dhe pajisjen e tyre me makineri dhe pajisje për prodhimin e ndërtesave modulare me qëllime të ndryshme. ‘DM Bau International’ është pjesë e grupit ‘DM Bau’ – një prodhues zviceran i ndërtesave modulare me mbi 100 vjet histori”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Ai shtoi se BM Bau, llogaritet si kompania prodhuese e cila është ndër më të mëdhatë në europë.
“Përveç prodhimit të objekteve të tilla, kompania vepron edhe si kontraktore për to. Me një qarkullim vjetor prej rreth 10 milionë franga zvicerane, mbi 70 punonjës dhe rreth 30 projekte në vit, ‘DM Bau’ llogaritet ndër prodhuesit më të mëdhenj europianë në këtë segment.
Prodhimi aktual bëhet në dy lokacione në Zvicër dhe ‘DM Bau’ vendosi që planet për ndërkombëtarizim dhe rritje të kapaciteteve t’i zbatojë përmes Maqedonisë. Në një zonë industriale afër Kumanovës, ‘DM Bau International’ do të ndërtojë një kompleks të madh të përbërë nga disa objekte për prodhim, montim dhe magazinim, me një sipërfaqe totale prej rreth 35,000 metra katrorë nën çati”, nënvizoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shtoi se kompania tashmë ka blerë tokën dhe ka filluar punimet.
“Për këtë qëllim, në vitin 2024 kompania bleu tokë me sipërfaqe rreth 72 mijë metra katrorë. Aktualisht aty po kryhen punimet fillestare tokësore për nivelimin e tokës, pas së cilës gjatë vitit 2025 do të fillojë ndërtimi i objekteve të tyre prodhuese.
Do të përmend se kompania ’ DM Bau International’ është në pronësi të bashkëqytetarit tonë me origjinë nga Maqedonia, i cili jeton dhe punon në Zvicër, por që planet e tij investuese vendosi t’i realizojë në vendin tonë”, potencoi kreu i Qeverisë.
Mickoski potencoi se Qeveria vazhdon të kontribuojë çdo ditë për një ekonomi të zhvilluar dhe për të riparuar dëmet dhe problemet e pushtetit katastrofik që ka trashëguar nga LSDM dhe BDI.
“Pikërisht hap pas hapi arrijmë rezultatet më të larta historikisht në tërheqjen e investimeve prej një miliard eurosh këtë vit. Ky është qëllimi ynë, ky nuk do të jetë investimi i vetëm këtë javë, gjatë javës do të kemi një tjetër investim, po fillojmë me vendosjen e gurthemelit, por do të informoheni për këtë. Jemi zotuar të punojmë me ndershmëri dhe me përkushtim. Po shënojmë rekorde në kushte të vështira gjeostrategjike, politike dhe ekonomike, por gjithsesi si Qeveri e re synimi ynë është të japim për qytetarët”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski./Ora24.tv