Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Çair, pranë supermarketit “Vero”, mëson “360 Gradë”.
Të shtënat kanë ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Cvetan Dimov”, ndërsa personi me iniciale A.B. është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”./Ora24.tv





